Paketat Assist24

Zgjidhni paketën tuaj vjetore.

Paketa për shtëpinë, makinën dhe biznesin tuaj. Zgjidhni shërbimet sipas nevojave dhe sipërfaqes së ambientit.

Paketat për shtëpinë

PAKETA HOME

11,000 LEKË / VIT

Përfshin:

  • Hidraulik
  • Elektricist
  • Bravandreqës
  • Teknik për pajisje elektroshtëpiake: lavatriçe, televizor, kondicioner
Përshtat paketën

Zgjidh vetëm shtesat. Tualeti i përfshirë te kati shtesë nuk numërohet përsëri. Çmimet në lekë të reja.

Paguaj tani
Shkarko kontratën

PAKETA E PLOTË

15,000 LEKË / VIT

Përfshin:

  • Hidraulik
  • Elektricist
  • Bravandreqës
  • Teknik për pajisje elektroshtëpiake: lavatriçe, televizor, kondicioner
  • 2 shërbime karrotreci në vit
Përshtat paketën

Zgjidh vetëm shtesat. Tualeti i përfshirë te kati shtesë nuk numërohet përsëri. Çmimet në lekë të reja.

Paguaj tani
Shkarko kontratën

Paketat e biznesit

BIZNES S

Për ambiente deri në 500 m²

24,000 LEKË / VIT

Përfshin:

  • Hidraulik
  • Elektricist
  • Bravandreqës
  • Teknik kondicioneri
  • Teknik televizori

BIZNES L

Për ambiente 501–1,000 m²

35,000 LEKË / VIT

Përfshin:

  • Hidraulik
  • Elektricist
  • Bravandreqës
  • Teknik kondicioneri
  • Teknik televizori

PAKETA HOME

Kontrata juaj

Lexoni kontratën më poshtë. Në fund mund të plotësoni të dhënat dhe ta firmosni.

Hap PDF-në origjinale

Faqja 1 / 3

ASSIST24 KONTRATË ABONIMI VJETOR - PAKETA HOME 11,000 LEKË / 12 MUAJ OFRUESI Subjekti Aldo Novaku Emri tregtar ASSIST24 NIPT M41603031L Tel. 068 956 7718 Selia Tiranë, Rruga Çamëria, Pallati 20, Shkalla 4, Kati 0 Web assist24.al 1. Të dhënat e abonentit Emër / mbiemër _____________________________________ _______ Telefon _____________________________________ _______ Adresa e banimit Qyteti / Zona / Rruga: ______________________________ Pallati / Banesa: __________ Kati: ____ Dera: ____ Periudha Data e fillimit: ____ / ____ / ______ Data e mbarimit: ____ / ____ / ______ Lloji i banesës Apartament Vilë / Shtëpi private☐ ☐ Numri i kateve funksionale ________ Numri total i tualeteve ________ Shtesat +3,000 lekë/vit kat shtesë pa tualet | +6,000 lekë/vit kat shtesë me tualet | +3,000 lekë/vit çdo tualet tjetër shtesë 2. Objekti dhe shërbimet e përfshira ASSIST24 organizon dhe siguron shërbime hidraulike, elektrike, bravandreqësi, teknik për lavatriçe, televizor dhe kondicioner. Haku i punës së profesionistëve për këto shërbime përfshihet në abonim. 3. Mbulimi i shërbimit Shërbimet në banesë vlejnë vetëm për adresën e deklaruar dhe për instalimet ekzistuese. Abonimi mbulon ndërhyrjet për problematika ose defekte konkrete dhe nuk përfshin instalime të reja apo ribërjen e plotë të instalimeve hidraulike ose elektrike të banesës apo të një ambienti të saj. 4. Aktivizimi dhe afati

Faqja 2 / 3

Abonimi zgjat 12 muaj nga data e aktivizimit. Shërbimi aktivizohet 24 orë pas nënshkrimit të kontratës, përveçse në raste urgjente. 5. Çmimi dhe pagesa Çmimi total është 11,000 (njëmbëdhjetë mijë) lekë për 12 muaj. 6. Kontakti 24/7 dhe trajtimi i kërkesës ASSIST24 ofron mundësi kontakti dhe organizim të shërbimit 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. ASSIST24 angazhohet të organizojë ndërhyrjen e profesionistit brenda 72 orëve nga marrja e kërkesës. Në rastet urgjente, kërkesa trajtohet me prioritet dhe ndërhyrja organizohet sa më shpejt të jetë e mundur. Në raste kur natyra e problematikës, vendndodhja ose rrethana të jashtëzakonshme, jashtë kontrollit të ASSIST24, e bëjnë të pamundur respektimin e këtij afati, abonenti njoftohet për kohën e pritshme të ndërhyrjes. 7. Pjesët Pjesët e nevojshme për riparim ose zëvendësim nuk përfshihen në abonim dhe paguhen veçmas nga abonenti. 8. Bashkëpunimi dhe siguria Abonenti siguron hyrje të ligjshme dhe të sigurt në ambient. Profesionisti kryen ndërhyrjen për të cilën është dërguar. ASSIST24 nuk zëvendëson shërbimet publike të emergjencës. 9. Përjashtimet Nuk përfshihen kontrolle periodike ose preventive pa një problematikë konkrete, punime të reja ndërtimi/rikonstruksioni, pajisje ose pjesë të reja, adresa të padeklaruara. Kur riparimi është i pamundur ose i pasigurt, profesionisti mund të rekomandojë zëvendësim ose ndërhyrje tjetër jashtë abonimit. 10. Cilësia dhe përgjegjësia ASSIST24 koordinon shërbimin dhe trajtimin e problematikave që lidhen me ndërhyrjen e organizuar. Përgjegjësia vlerësohet sipas ligjit dhe rrethanave konkrete. 11. Përdorimi dhe rinovimi Nëse abonenti nuk përdor asnjë nga shërbimet e përfshira gjatë gjithë periudhës 12-mujore, abonimi rinovohet pa pagesë për një periudhë të mëtejshme prej 12 muajsh. 12. Mospërmbushja dhe përfundimi i parakohshëm Mospërmbushja e detyrimeve dhe përfundimi i parakohshëm trajtohen sipas legjislacionit në fuqi dhe rrethanave konkrete. 13. Forca madhore Palët nuk mbajnë përgjegjësi për vonesa ose pamundësi të përkohshme të shkaktuara nga rrethana jashtë kontrollit të tyre të arsyeshëm. 14. Heqja dorë nga kontrata në largësi ose jashtë ambienteve Kur kontrata lidhet në largësi ose jashtë ambienteve të tregtimit dhe abonenti ka statusin e konsumatorit, zbatohet e drejta e heqjes dorë sipas legjislacionit në fuqi.

Faqja 3 / 3

15. Ankesat dhe njoftimet Ankesat dhe njoftimet i drejtohen ASSIST24 në kontaktet e shënuara në këtë kontratë. 16. Të dhënat personale ASSIST24 mbledh dhe përdor vetëm të dhënat e nevojshme për administrimin e abonimit dhe realizimin e shërbimeve. Të dhënat mund t'u komunikohen profesionistëve bashkëpunëtorë vetëm kur është e nevojshme për realizimin e shërbimit dhe trajtohen sipas legjislacionit në fuqi. 17. Ligji, ndryshimet dhe pranimi Kontrata zbatohet sipas legjislacionit shqiptar në fuqi. Me nënshkrimin e saj, abonenti konfirmon se është njohur me shërbimet, çmimin, kohëzgjatjen dhe kushtet e abonimit. NËNSHKRIMET PËR ASSIST24 ABONENTI Emër / mbiemër: __________________________ Emër / mbiemër: __________________________ Firma: __________________________________ Firma: __________________________________

11,000 lekë është çmimi bazë. Të dhënat, shtesat, totali dhe firma plotësohen drejtpërdrejt në kontratë.

PAKETA E PLOTË

Kontrata juaj

Lexoni kontratën më poshtë. Në fund mund të plotësoni të dhënat dhe ta firmosni.

Hap PDF-në origjinale

Faqja 1 / 3

ASSIST24 KONTRATË ABONIMI VJETOR - PAKETA E PLOTË 15,000 LEKË / 12 MUAJ OFRUESI Subjekti Aldo Novaku Emri tregtar ASSIST24 NIPT M41603031L Tel. 068 956 7718 Selia Tiranë, Rruga Çamëria, Pallati 20, Shkalla 4, Kati 0 Web assist24.al 1. Të dhënat e abonentit Emër / mbiemër _____________________________________ _______ Telefon _____________________________________ _______ Adresa e banimit Qyteti / Zona / Rruga: ______________________________ Pallati / Banesa: __________ Kati: ____ Dera: ____ Automjeti Marka / Modeli: __________________ Targa: __________ VIN: _____________________________________ _____ Periudha Data e fillimit: ____ / ____ / ______ Data e mbarimit: ____ / ____ / ______ Lloji i banesës Apartament Vilë / Shtëpi private☐ ☐ Numri i kateve funksionale ________ Numri total i tualeteve ________ Shtesat +3,000 lekë/vit kat shtesë pa tualet | +6,000 lekë/vit kat shtesë me tualet | +3,000 lekë/vit çdo tualet tjetër shtesë 2. Objekti dhe shërbimet e përfshira ASSIST24 organizon dhe siguron shërbime hidraulike, elektrike, bravandreqësi, teknik për lavatriçe, televizor dhe kondicioner, si dhe deri në 2 shërbime karrotreci gjatë periudhës 12-mujore. Haku i punës së profesionistëve për këto shërbime përfshihet në abonim. 3. Mbulimi i shërbimit

Faqja 2 / 3

Shërbimet në banesë vlejnë vetëm për adresën e deklaruar dhe për instalimet ekzistuese. Abonimi mbulon ndërhyrjet për problematika ose defekte konkrete dhe nuk përfshin instalime të reja apo ribërjen e plotë të instalimeve hidraulike ose elektrike të banesës apo të një ambienti të saj. 4. Aktivizimi dhe afati Abonimi zgjat 12 muaj nga data e aktivizimit. Shërbimi aktivizohet 24 orë pas nënshkrimit të kontratës, përveçse në raste urgjente. 5. Çmimi dhe pagesa Çmimi total është 15,000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë për 12 muaj. 6. Kontakti 24/7 dhe trajtimi i kërkesës ASSIST24 ofron mundësi kontakti dhe organizim të shërbimit 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. ASSIST24 angazhohet të organizojë ndërhyrjen e profesionistit brenda 72 orëve nga marrja e kërkesës. Në rastet urgjente, kërkesa trajtohet me prioritet dhe ndërhyrja organizohet sa më shpejt të jetë e mundur. Në raste kur natyra e problematikës, vendndodhja ose rrethana të jashtëzakonshme, jashtë kontrollit të ASSIST24, e bëjnë të pamundur respektimin e këtij afati, abonenti njoftohet për kohën e pritshme të ndërhyrjes. 7. Pjesët Pjesët e nevojshme për riparim ose zëvendësim nuk përfshihen në abonim dhe paguhen veçmas nga abonenti. 8. Bashkëpunimi dhe siguria Abonenti siguron hyrje të ligjshme dhe të sigurt në ambient. Profesionisti kryen ndërhyrjen për të cilën është dërguar. ASSIST24 nuk zëvendëson shërbimet publike të emergjencës. 9. Karrotreci dhe automjeti Shërbimi i karrotrecit ofrohet për automjetin e deklaruar nga abonenti dhe të identifikuar me numrin e shasisë (VIN), deri në 2 herë gjatë periudhës 12-mujore. Çdo ndryshim i automjetit duhet të njoftohet paraprakisht. 10. Përjashtimet Nuk përfshihen kontrolle periodike ose preventive pa një problematikë konkrete, punime të reja ndërtimi/rikonstruksioni, pajisje ose pjesë të reja, adresa të padeklaruara. Kur riparimi është i pamundur ose i pasigurt, profesionisti mund të rekomandojë zëvendësim ose ndërhyrje tjetër jashtë abonimit. 11. Cilësia dhe përgjegjësia ASSIST24 koordinon shërbimin dhe trajtimin e problematikave që lidhen me ndërhyrjen e organizuar. Përgjegjësia vlerësohet sipas ligjit dhe rrethanave konkrete. 12. Përdorimi dhe rinovimi Nëse abonenti nuk përdor asnjë nga shërbimet e përfshira gjatë gjithë periudhës 12-mujore, abonimi rinovohet pa pagesë për një periudhë të mëtejshme prej 12 muajsh. 13. Mospërmbushja dhe përfundimi i parakohshëm

Faqja 3 / 3

Mospërmbushja e detyrimeve dhe përfundimi i parakohshëm trajtohen sipas legjislacionit në fuqi dhe rrethanave konkrete. 14. Forca madhore Palët nuk mbajnë përgjegjësi për vonesa ose pamundësi të përkohshme të shkaktuara nga rrethana jashtë kontrollit të tyre të arsyeshëm. 15. Heqja dorë nga kontrata në largësi ose jashtë ambienteve Kur kontrata lidhet në largësi ose jashtë ambienteve të tregtimit dhe abonenti ka statusin e konsumatorit, zbatohet e drejta e heqjes dorë sipas legjislacionit në fuqi. 16. Ankesat dhe njoftimet Ankesat dhe njoftimet i drejtohen ASSIST24 në kontaktet e shënuara në këtë kontratë. 17. Të dhënat personale ASSIST24 mbledh dhe përdor vetëm të dhënat e nevojshme për administrimin e abonimit dhe realizimin e shërbimeve. Të dhënat mund t'u komunikohen profesionistëve bashkëpunëtorë vetëm kur është e nevojshme për realizimin e shërbimit dhe trajtohen sipas legjislacionit në fuqi. 18. Ligji, ndryshimet dhe pranimi Kontrata zbatohet sipas legjislacionit shqiptar në fuqi. Me nënshkrimin e saj, abonenti konfirmon se është njohur me shërbimet, çmimin, kohëzgjatjen dhe kushtet e abonimit. NËNSHKRIMET PËR ASSIST24 ABONENTI Emër / mbiemër: __________________________ Emër / mbiemër: __________________________ Firma: __________________________________ Firma: __________________________________

15,000 lekë është çmimi bazë. Të dhënat, shtesat, totali dhe firma plotësohen drejtpërdrejt në kontratë.

Pse të abonohesh

Një abonim. Më pak shqetësime gjatë gjithë vitit.

Me Assist24 ke një kontakt të vetëm për nevojat e papritura në shtëpi dhe në rrugë.

Abonohu tani, flije mendjen!
  1. Nuk do të kesh nevojë të “gërmosh” në internet për një kontakt profesionisti sa herë të kesh një urgjencë.

  2. Nuk do të kesh nevojë të diskutosh për çmimin, sepse nuk do të paguash asgjë shtesë.

  3. Nuk do të mbetesh kurrë i/e pakënaqur nga puna e profesionistit, pasi ne mbajmë përgjegjësi.

Assist24

Keni nevojë për ndihmë tani?

Telefononi Assist24 ose na shkruani në WhatsApp. Assist24 kujdeset për shërbimin e duhur sa më shpejt.

Kategoritë opsionale janë të çaktivizuara derisa t’i zgjidhni. Mund ta tërhiqni pëlqimin këtu në çdo kohë.

Lexoni Politikën e Cookies